Ferizaj

Ferizaj, dyshohet se një burrë shtyu në vetëvrasje një grua

By FerizajPress

August 10, 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten, më 09.08.2024 një burrë dyshohet se ka shtyrë në vetëvrasje një grua në Ferizaj.

Viktima, sipas forcave të rendit është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti po trajtohet si “Shtytje në vetëvrasje”.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit mashkull kosovar dhe viktimës femër kosovare,  e njëjta ta tentuar që të kryej vetëvrasje. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt” – thuhet në raportin 24-orësh të policisë.