Ferizaj.18.01.2018. Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim edhe zv. ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota. Fillimisht zv. ministri Fehmi Mujota, ka uruar kryetarin Aliu, për pozitën e të parit të Ferizajt, ndërkaq ka theksuar se Ferizaj, do të jetë njëri ndër qytete që do të përfitojë projekte të shumta infrastrukturore. Ndërsa, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar këtë të fundit për vizitën, por edhe për mbështetjen që po i jep qytetit në realizimin e shumë projekteve më rëndësi tejet të madhe.