Ferizaj

Svarqa: “Ferizaj do të jetë konkurrent me Prishtinën dhe Shkupin”

By FerizajPress

November 13, 2017

Kandidati për kryetar të Ferizajt Muharrem Svarqa nga LDK tregon për Debat Pernime se përse do të mbahet në mend Svarqa deklaroi se ai pas mandatit 4 vjeçar në krye të komunës do të mbahet mend si një njeri punëtor, që i respekton vlerat universale të lirisë që e garanton ligji, si një njeri që do të punojë pa korrupsion, me duar të pastra e pa asnjë aferë, shkruan rtv21.tv. Svarqa vazhdon duke thënë se do të mbahet mend si një menaxher i mirë i parasë publike dhe realizues i synimeve strategjike për t’i dhënë kuptim Ferizajt duke e faktorizuar në nivel shtetëror, duke e bërë konkurrent me Prishtinën dhe Shkupin./21Media