Ferizaj

Ferizaj do të bëhet me Impiant për Trajtimin e Ujërave të Zeza

By FerizajPress

December 20, 2023

Sot, në ambientet e KRU “Bifurkacioni” bashkë me drejtorin për Kosovë të zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sergiy Maslichenko dhe përfaqësues tjerë nga BERZH-i, bashkë me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku, kryeshefin ekzekutiv të kompanisë “Bifurkacioni”, Jeton Shabani, u nënshkrua projekti për ndërtimin e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Zeza.

Përfitues të këtij projekti janë qytetarët ferizajas e të komunave në regjionin tonë, duke pasur ambient më të pastër e me ndikim të rëndësishëm edhe për shëndetin publik të qytetarëve.