Ferizaj

Ferizaj: Diskutohet Projekt-Plani për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027

By FerizajPress

February 27, 2023

Këtë të hënë në sallën e Kuvendit të Komunës, është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027.

Në hapjen e këtij konsultimi drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Arben Halili, ka thënë se plani i menaxhimit të mbeturinave 2023-2027, është i një rëndësie të veçantë për komunitetin e Ferizajt, i cili është dokument planifikues – strategjik, që adreson zgjidhjen e problemeve në fushën e menaxhimit të mbeturinave në nivel lokal.

“Qëllimi i Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Ferizajt 2023-2027, është që të identifikoj dhe ofroj zgjidhje për problemet prioritare për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt, duke synuar në një menaxhim efektiv të tyre, duke i vendosur ato në agjendën e institucioneve përgjegjëse dhe duke marrë në konsideratë në mënyrë të vazhdueshme opinionin e publikut”, ka thënë Halili.

Ky dokument në konsultim me publik do të jetë deri me datën 14 mars të këtij vitit, ku qytetarët, mund ti paraqesin kërkesat e tyre edhe në email adresat; info.ferizaj@rks-gov.net, arben.halili@rks-gov.net.