Ferizaj

Ferizaj bëhet me shporta ekologjike për hedhjen e mbeturinave

By FerizajPress

March 27, 2019

Dje në qytetin e Ferizaj organizata World Vision in Albania and Kosovo dhe GIZ-i gjerman, e kanë përfunduar projektin e ri, i cili ka të bëjë me vendosjen e shportave eko-miqësore për hedhjen e mbeturinave në këtë qytet.

Ndërsa kësaj iniciative të të rinjve ferizajas, iu janë bashkëngjitur edhe aktivistët e organizatës edhe “Let’s Do it Kosova”, të cilët kanë marrë pjesë në aksionin vullnetar për pastrimin e hapësirave të qytetit.

Qëllimi i projektit sipas vullnetarëve të “World Vision”, është ngritja e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e ambienteve të pastra, qytetit ekologjik, dhe edukimit të fëmijëve për mbrojtjen e mjedisit.

Këta aktivistë muaj më parë, kishin realizuar projektin për krijimin e vend-parkingjeve për biçikleta në sheshin kryesor të Ferizajt.

Ndersa aksionit të të rinjve nga Ferizaj dhe aktivistëve të “Let’s do it Kosova”, iu janë bashkëngjitur edhe shumë qytetarë që kanë kontribuuar në pastrimin e qytetit.