Ferizaj

Ferizaj bëhet edhe me një restorant modern

By FerizajPress

July 14, 2017

Ferizaj.14.07.2017. Të enjten mbrëma është bërë hapja zyrtare e restorantin “Platinium” fshatin Babush të Ferizajt. Në këtë solemnitet mori pjesë edhe i pari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili shprehu kënaqësinë që Ferizajt po i shtohen çdo ditë e më shumë hapësira moderne.

Ai në fjalën e tij uroi që edhe ky biznes të ketë një afarizëm të mbarë për të qenë në funksion të zhvillimit ekonomik të gjithë komunës së Ferizajt.