Ferizaj

Ferizaj bëhet edhe me një inspektore të mjedisit

By FerizajPress

March 12, 2018

Ferizaj.12.03.2018 . Në vazhdën e aksioneve të ndërmarra nga Inspektorati Komunal dhe riorganizimit të kësaj trupe institucionale, Inspektoratit komunal i është shtuar edhe një inspektore e mjedisit, në kuadër të planeve dhe aksioneve komunale për rritjen e nivelit të pastërtisë dhe mirëmbajtjen në hapësira publike. Inspektore e re e mjedisit është zonja Nebahate Ferizi. Përkitazi me këtë, koordinatori i Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha është shprehur “Rritja e numrit të inspektorëve komunal, padyshim që e rrit fuqinë tonë dhe rrit zbatueshmërinë e ligjit nga ana e qytetarëve. Së fundi, Inspektoratit Komunal i është shtuar edhe një inspektore e mjedisit, nga një inspektor sa kishte deri më tani. Kjo tregon për qasjen serioze të qeverisjes komunale, gjegjësisht kryetarit Aliu për të garantuar mbrojtjen e mjedisit dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. Inspektorati Komunal tashmë ka dy inspektore mjedisi dhe me një plan të cilin e kemi në përfundim e sipër sigurojmë qytetarët se jemi në rrugën e drejtë për të garantuar mbrojtjen e mjedisit nga ndotësit e ndryshëm” tha Berisha.

Gjithashtu, koordinatori Berisha kërkoi nga qytetarët e Komunës së Ferizajt që të denoncojnë rastet e ndotjes në hapësira të palejuara për hedhjen e mbeturinave si dhe apeloj tek bizneset që të hedhin mbeturinat në oraret e parapara, gjegjësisht në ora 22:00 dhe ora 7:00. Për këtë të fundit, Inspektorati Komunal do t’i dorëzoj edhe një njoftim bizneseve, mosrespektimi i së cilës do t’i sanksionoj këto të fundit, konform rregullativës ligjore në fuqi.