Ferizaj

Ferizaj arrin rekord me numrin e të shëruarve

By FerizajPress

May 06, 2020

Komuna e Ferizajt prinë sa i përket personave të infektuar me Covid-19. Megjithatë numri i të shëruarve në këtë komunë është duke u rritur, nga 98 persona sa janë të infektuar 73 persona tashmë janë shëruar.

Detaje për gjendjen në Ferizaj ka dhënë për Gazetën Expressm kreu i komunës, Agim Aliu.

“Gjendja në komunën tonë është e mirë. Sot presim që listës së të shëruarve në Ferizaj t’i shtohen edhe 9 persona të cilët do të testohen në testimin e dytë. Numri i të shëruarve në Ferizaj pritet të shkojë mbi 90 persona të tjerë.” ka thënë Aliu