Ferizaj

Ferizaj: Arrestohet pasi sulmon me thikë një person

By FerizajPress

October 18, 2019

Në Ferizaj është arrestuar një person i dyshuari i cili pas një mosmarrëveshjeje rreth një problemi të mëhershëm e ka goditur me thikë një person duke i shkaktuar lëndime trupore dhe i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.