Ferizaj

Arrestohet një person për vrasje në tentativë

By FerizajPress

October 22, 2021

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,sot rreth orës 11:55 ka pranuar një informacion se afër pompës sëbenzinës ‘’Vata petrol’’ në fshatin Vatë të Kaçanikut është një rast therjeme mjet të fortë ( thikë) .Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë kadalë në vendin e ngjarjes dhe pas një punë intensive të policëve tërendit dhe hetues , rreth orës 12:25 kanë arritur të arrestojnë personin edyshuar me inicialet F.N (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili kishte therur menjë mjet të fortë ( thikë) personin tjetër me inicialet T.D ( M/K) i moshësmbi 30 vjeç , i cili nga ky incident ka pësuar lëndime të rënda nëkraharorë dhe pasi ka pranuar ndihmën mjekësore në QendrënEmergjente në Ferizaj , i njëjti për tretman të mëtutjeshëm mjekësorështë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.Shkak i këtij incidenti kishte ardhur pas një mosmarrëveshje që kishinkëta të dy një javë më parë në fshatin e tyre Vatë.I dyshuari, pasi është arrestuar nga policia është shoqëruar në stacioninpolicor dhe po intervistohet , për procedura të mëtejme hetimore .Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë kyçur edhe SektoriRajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , për tëmbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri të kyincident.