Ferizaj

Ferizaj: Arrestohet një person për vjedhje të automjetit

By FerizajPress

August 24, 2021

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , me datën 23.08.2021 ka pranuar dy iformacione, se në dy raste të ndara janë vjedhur dy automjete të udhëtarëve , njëri automjet ‘’ VW Golf 2’’, me targa vendore është vjedhur me datën 19.08.2021 në rrugën ‘’Bajram e Gursel Sylejmani ‘’ në Ferizaj dhe tjetri automjet ‘’ Peugeot 208’’ gjithashtu me targa vendore është vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt. Policia, ka nisur hetimin në kërkim të kryesve të mundshëm të vjedhjes së këtyre dy automjeteve dhe automjetin Golf 2 e ka gjetur të parkuar në një rrugë të Ferizajt, më pas këtë automjet pas verifikimit të dokumentacionit , i është kthyer pronarit, ndërsa rasti është duke u hetuar për të gjetur kryesit e kësaj vepre pe nale vjedhje . Automjetin tjetër ‘’Peugeot 208 ‘’, pasi është iniciuar rasti për vjedhje ,policia nga stacioni policor i Vitisë , kanë arritur ta ndalin në këtë qytet , të cilën e drejtonte një shtetas gjerman , me inicialet M.B , i moshës 43 vjeçar .

Pasi i njëjti është kapur në flagrancë me automjetin e vjedhur , është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit nga ana e policisë, i njëjti me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore dërgohet në mbajtje për 48 orë . Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falënderon stacionin policor për bashkëpunim në kapje të të dyshuarit dhe fton qytetarët që, për çfardo rasti kriminal të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406 Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.