Ferizaj

Ferizaj: Arrestohet një person për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

By FerizajPress

October 19, 2023

Një person është arrestuar të mërkuren nga policia në Ferizaj.

Ai dyshohet se kishte publikuar në rrjete sociale, disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë.

Atij i është sekuestruar një telefon celular me të cilin dyshohet se është kryer vepra.

Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje, njofton raporti 24 orësh i policisë.