Ferizaj

Ferizaj: Arrestohet një person i kërkuar

By FerizajPress

July 14, 2021

Stacioni policor i Ferizajt, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni të pranuar , ka arritur që, sot të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet A.B (M/K) , 21 vjeçar. Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi, në kohëzgjatje prej 8 muaj, për veprën penale në bashkëkryerje ‘’Blereje , posedim,shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’ Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.