Ferizaj

Ferizaj: Arrestohet babai që plagosi të birin

By FerizajPress

April 16, 2019

Prokuroria Themelore në Ferizaj, saktësisht Departamenti për Krime të Rënda, njoftoi se policia ka arrestuar të dyshuarin R.M., dhe njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Sipas informacioneve të para, i njëjti dyshohet që sot, pas një mosmarrëveshje ka plagosur djalin e tij.

I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe  gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rasti ka ndodh rreth orës 07:20. Është një plagosje në familje. Prindi e ka plagos djalin e tij me armë. Për momentin këto janë informatat. Lëndimet nuk janë të rënda. Ai është jashtë rrezikut për jetë. Në këmbë e ka një plagë”, ka thënë Gashi