Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar 3 meshkuj dhe 2 femra në fshatin Gërlicë të kësaj komune.
Deri tek arrestimi ka ardhur pasi të dyshuarit kanë kanosur zyrtarët policor dhe inspektorin e AVUK-ut dhe nuk i kane lejuar që të kryejnë punën e tyre.
Policia ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa 4 të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 00:30.