Ferizaj

Ferizaj: Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri

By FerizajPress

September 12, 2025

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar pas një incidenti me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Vesel ku tha se ngjarja ndodhi më 11 shtator 2025, rreth orës 20:11, në rrugën “Ismet Ramadani”.

Menjëherë pas raportimit për të shtëna, njësitet policore ndërhynë në vendin e ngjarjes dhe arrestuan tre persona të dyshuar.

Gjatë kontrollit, u konfiskuan dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorur në incident. Po ashtu, në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

“Gjatë kontrollit janë konfiskuar dy armë zjarri të dyshuara se janë përdorur në këtë rast, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe disa gëzhoja. Nga hetimet e para, nuk raportohet për persona të lënduar. Hetimet po vazhdojnë, dhe për informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues”, tha Veseli