Ferizaj

Ferizaj, arrestohen 3 persona të dyshuar për lidhje me prostitucion

By FerizajPress

July 13, 2019

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar tre të dyshuar për përfshirje në prostitucion si mundësim apo detyrim i prostitucionit, bashkëkryerja, ofrim i lokaleve për prostitucion.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari dhe të dyshuarat ndalohen për 48 orë në mbajtje.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Ferizaj, pas një pune hetimore, më 12.07.2019, në rajonin e Ferizajt, ka arrestuar tre të dyshuar.

I dyshuari dhe të dyshuarat e arrestuar janë:

Një mashkull dhe dy femrat e arrestuara (njëra nga to shtetase e Shqipërisë) dyshohet se janë përfshirë në veprat penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘bashkëkryerja’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion”.

Me vendim të prokurorit të rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari dhe të dyshuarat ndalohen për 48 orë në mbajtje. /Lajmi.net/