Një rast i çuditshëm i manipulimit të provave dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar, meshkujt, të cilët, në bashkëveprim, kanë inskenuar qëllimisht aksidente me vetura, në mënyrë që të përfitojnë mjete financiare nga kompanitë e sigurimeve.
Të dyshuarit janë arrestuar të premten, rreth orës 17:00, në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë:
KEQPËRDORIM I SIGURIMIT
Rr.Ramadan Rexhepi, Ferizaj, 09.09.2022-17:05 Janë arrestuat tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë inskenuar qëllimisht aksidente me vetura që të përfitojnë nga sigurimet. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.