Ferizaj

Ferizaj: Arrestohen 26 persona të kërkuar nga Gjykata

By FerizajPress

February 10, 2020

Në kuadër të zbatimit të urdhëresave së Gjykatës Themelore në Ferizaj, nga 1 Janari 2020 deri më sot, policia e Stacionit Policor- Ferizaj, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë  ka arrestuar  gjithsej 26 persona .

Pas kompletimit të dokumentacionit përcjellës të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ( kohëzgjatje e dënimeve ka qenë nga 2o ditë  deri 1 vit e 6 muaj) .Gjykata Themelore në Ferizaj apelon tek qytetarët të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive  nga Gjykata, që në afat sa më të shkurtë ti shlyejnë obligimet e tyre ligjore.