Ferizaj

Ferizaj anuloi të gjitha aktivitetet kulturore, rinore e sportive, shkak CoronaVirus-i

By FerizajPress

March 12, 2020

Vendimi i mbrëmbshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës si masë parandaluese e mbrojtëse kundrejt përhapjes së CoronaVirus-it, ka shtyer edhe Komunën e Ferizajt që të ANULOJ të gjitha aktivitetet me pjesëmarrje të gjerë të publikut e atë veçanërisht ngjarjet kulturore, sportive e aktivitetet që janë planifikuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit deri në një njoftim të ri të Qeverisë së Kosovës.

Andaj njoftohen qytetarët se shtyhen aktivitetet e parapara për muajin Mars, kurse në funksion të parandalimit të virusit, apelojmë tek qytetarët që të bëjnë zbatimin strikt të masave parandaluese sipas njoftimit të institucioneve qendrore.