Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saja nëidentifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimintë aksidenteve në komunikacionin rrugor.Ky aksion, po realizohet nga policë me rroba civile nga Njësia Rajonale eKomunikacionit Rrugor e Ferizajt në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizajnë rrugët magjistrale dhe lokale në tërë rajonin Ferizajt .Patrulla e policisë me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëmnë lëvizje dhe për çdo kundërvajtje që shkaktojnë shoferët lajmëron patrullën tjetërme uniformë të stacionuar larg tyre dhe ndalojnë ata shofer kundërvajtës dhe ushqiptohen gjoba.Gjithashtu një patrullë tjetër me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësite ndryshëm në lëvizje , nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe të njëjtitndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionitrrugor.Në kuadër të këtij aksioni policia nga data 01-21 tetor 2021 ka shqiptuar këtokundërvajtje:
- Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 317 gjoba
- Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 27 gjoba( Heqje e patentë shoferit 27 )
- Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 50 gjoba
- Kalimi i afatit të regjistrimit , 97 gjoba
- Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 77 gjoba
- Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 232 gjoba
- Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 756 gjoba
- Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 1110 gjoba
- Gjithsej , 2666 gjobaDrejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhene ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugordhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnëmenjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’LajmëroPolicinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.