Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aktivitetet e saja nëparandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Së fundmi policia kanisur një aksion me automjete dhe rroba civile në identifikim të kundërvajtësvetë ndryshëm në komunikacion .Ky aksion, ndryshe nga aksionet tjera po realizohet nga policë me rroba civilenga Njësia Rajonale e Komunikacoinit Rrugor e Ferizajt .Patrulla e policisë me automjete dhe rroba civile në lëvizje , nëpër lokacionetë ndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale identifikojnë drejtuesit të cilëtshkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, të njëjtit ndalohen dheu shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.Në kuadër të këtij aksioni policia nga data 14.09.2021 deri më sot kashqiptuar këto kundërvajtje:
- Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 204 gjoba
- Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 28 gjoba
- Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 52 gjoba
- Kalimi i afatatit të regjistrimit , 103 gjoba
- Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 75 gjoba
- Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 222 gjoba
- Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 497 gjoba
- Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 859gjoba
- Gjithsej , 2040 gjobaDrejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete tështuara si në plan edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin eaksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që tëbashkëpunojnë me policinë.Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, tënjoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionitdigjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 &0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.