Komuna e Ferizajt sot ka shpërndarë 60 motokultivator për bujqit ferizajas.
Gajtë shpërndarjes së kësajë makinerie bujqësore të pranishëm ishin edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe Drejtori I Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari Agim Aliu në rrjetin social.
“Bujqit e fermerët në veprimtarinë e tyre të përditshme, kanë aleat qeverisjen tonë. Në këtë kuptim, sot, bashkë me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami shpërndamë 48 motokultivatorë për bujqit ferizajas, gjersa nesër do të shpërndahen edhe 12 motokultivatorë, në kuadër të mbështetjes sonë me mekanizëm bujqësor. Bujqit e fermerët meritojnë edhe më shumë dhe të tillë vizion kemi, për ta zhvilluar edhe më shumë këtë degë tejet të rëndësishme të ekonomisë” ka shkruar Aliu.