Ferizaj

Ferizaj: 37 familje nga Lubovci bëhen me kontejnerë të mbeturinave

By FerizajPress

November 30, 2022

Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka bërë shpërndarjen e kontejnerëve prej 120 litra për banorët e fshatit Lubovc, të cilët janë futur në sistemin e menaxhimit të mbeturinave.

Ky është investim i Komunës së Ferizajt, i cili po bëhet në kuadër të përmbushjes së Rregullores për Menaxhimin e mbeturinave në Komune e Ferizajt.

Ky aktivitet do të zhvillohet edhe në zonat tjera të Ferizajt.