Ferizaj

’FerBand’’ organizon koncert me këngëtarë ferizajas

By FerizajPress

December 18, 2017

Orkestra “FerBand” nga Ferizaj është duke u përgatitur që më 20 dhjetor të mbaj një koncert në teatrin ‘’Adriana’’ në këtë qytet. Udhëheqësi artistik i kësaj orkestre Shaban Ratkoceri, tha se këtë koncert po e organizojnë për të përmbyllur, siç tha ai, sukseset e vitit 2017.

“Në këtë koncert ta quajmë gala koncert i cili do të jetë në përmasa të mëdha, do të performojnë solistë nga qyteti i Ferizajt, por edhe më gjerë, do të jenë solistë të njohur si Veli Sahiti, Liridon Sadriu, Visar Çarkaxhiu, po ashtu edhe solistë të tjerë. Shpresoj që të shkoj mirë dhe të bëhet ashtu siç jemi duke e menduar ne, qëllimi është që të bëjmë një përmbyllje të aktiviteteve që kemi pasur gjatë vitit 201, dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në promovimin ose në themelimin e orkestrës prapë do të jenë të njëjtë të cilët do ta përmbyllin këtë vit në këtë koncert”, tha Ratkoceri  për Televizionin Tema.