Ferizaj

Ferati: Sakrifica e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari është unike në botë

By FerizajPress

March 06, 2018

Me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri , një delegacion i Komunës së Ferizajt, i kryesuar nga nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati paraditen e sotme vizitoi Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz, me ç ‘rast bën homazhe tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezat e familjes Jashari.

“Sakrifica e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari është unike në botë, në përpjekjen e popullit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” ka thënë Naim Ferati, nënkryetar i Komunës së Ferizajt.