Ishte dëshira e babait të tyre, tashmë të ndjerë, që njëri nga pesë vëllezërit e familjes Kojqiqi të merrte rrugën i pari drejtë profesionit human, siç njihet ndryshe mjekësia.
Dr. Besnik Kojcici, ishte vëllai i madh nga tre vëllezërit Kojqiqi- Kardiokirurgët e famshëm, i cili kishte marrë rrugën për të studiuar mjekësinë, që dikur pas tij, kësaj rruge ju kishin bashkuan edhe dy vëllezërit tjerë Dr. Arbeni dhe Dr. Fatosi, e që të tre Kardiokirurgë. Rast ky shumë specifikë dhe mjaftë i veçantë, dhe madje i vetmi në Evropë por ndoshta edhe në botë, që tre vëllezër të jenë Kardiokirurgë. Babai i tyre mjekësinë e kishte pasur pasion dhe nga pamundësia që ai vet të studionte, këtë dëshirë e kishte bartur tek biri i tij Besniku, tashmë një ndër kardiokirurgët më të njohur në vend dhe më gjerë. “Unë isha në shërbimin ushtarakë në atë kohë, në ish-Jugosllavi, kur babai im më kishte regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Rumani. Që ditën e tretë pas kthimit nga shërbimi ushtarak, unë duhej të nisesha për studime tani në Rumani. E mbaj mend atë udhëtim të paharruar për mua, sepse gjatë gjithë rrugës nuk kisha folur asnjë fjalë, dhe isha shumë i dëshpëruar, që ende pa u çmallur nga shërbimi ushtarak po filloja një rrugëtim tjetër në një vend të panjohur me njerëz të panjohur”-fillon të rrëfej rrugëtimin e tij Dr. Besniku .
Ndonëse në atë kohë, Dr. Besniku nuk kishte vendosur akoma se çka do të studionte, ishte dëshira dhe insistimi i prindit që kishte bërë për të, dëshira për tu bërë mjek. Dëshirë të cilën i biri e mori me përkushtim.