Ferizaj.28.12.2017. Shoqata humanitare “Feniks” nga Ferizaj sot ka përuruar edhe dy shtëpi. Falë njerëzve dorëshlirë me kulm mbi kokë u bë familja Kurti nga Bibaj i Ferizajt dhe familja Bajraktari nga fshati Budakovë i komunës së Suharekës. Shtëpinë për familjen Kurti e ka financuar marketi ‘’Eli-Ab’’, ndërsa ajo e familjes Bajraktari u ndërtua nga bashkëfshatarët.
Kryetari i ‘’Feniksit’’ Milaim Jashari duke e cilësuar vitin 2017 si të suksesshëm, tha se çdo punë që është bërë nga kjo shoqatë është meritë e popullit.