Ferizaj

”Feniks”-i përuron shtëpinë e parë për këtë vit

By FerizajPress

April 08, 2017

Gjyla Blenishti nga fshati Zaskok i Ferizajt, sot u bë me shtëpi të re, falë shoqatës humanitare “Feniks”, e cila me mjete të donatorëve arriti që ta gëzoj këtë familje.

Kryetari i kësaj shoqate, Milaim Jashari, tha se edhe kjo shtëpi u finalizua falë njerëzve vullnetmirë të cilët bashkëpunojnë me shoqatën “Feniks”, për t’u dalë në ndihmë familjeve nevojtare.

“Kjo shtëpi ka qenë në gjendje shumë të vështirë. Shtëpia në të cilën kanë banuar deri tani ka qenë në prag të rrënimit, dhe sot ne shoqata “Feniks” jemi shumë të lumtur që sot po e gëzojmë këtë familje. Unë kërkoj nga ky popull që të ndihmoj edhe me mobilie sepse nuk kemi pasur mundësi, por besoj që do ta kompletojnë ata bamirësia që kanë kontribuar deri tani”,tha Jashari.

E zonja e shtëpisë, duke falënderuar shoqatën “Feniks” dhe donatorët  të cilët ia ndërtuan shtëpinë, tha se deri tani kanë jetuar në kushte shumë të rënda.

 “Jam shumë  e lumtur për shtëpinë e re. Si kemi jetuar deri tani nuk mund as ta përshkruaj. Falënderoj edhe shoqatën “Feniks” edhe donatorët që më ndihmuan”, tha Gjyla Blenishti.

Kjo është është shtëpia e parë për këtë vit që shoqata humanitare “Feniks” e përuroi.

U bë e ditur se gjatë këtyre ditëve do të bëhet përurimi edhe i tri shtëpive të tjera, transmeton televizioni Tema.