Ferizaj

“Feniks” dhe “ELI-AB” nisin edhe një shtëpi humanitare

By FerizajPress

September 24, 2016

Feniks ka  vënë  edhe një gurë themel të shtëpisë së re për familjen e  Bajram Xhokli  nga  Ferizaj . Të dy familjarët janë me aftësi të kufizuara, të cilët deri më tani pos  problemeve shëndetësore kanë jetuar edhe në kushte të rënda banimi. “Po falë z.Basri Sopa me vëllezër ELI-AB ata kishin vendosur që shtëpia e gjashtë për këtë vit në bashkëpunim me shoqatën “Feniks”  të jetë e familjes Xhokli” ka thënë Milaim Jashari

Kryesia e shoqatës “Feniks” falënderon z.Bsari Sopën me vëllezër .pronarë të kompanisë “ELI-AB” që ka nda mjete të gatshme financiare për këtë familje.

Shoqata humanitare “Feniks”, që nga themelimi i saj ka ndërtuar afër 200 shtëpi, ndërsa për ‘’Eli-Ab’’-in kjo është shtëpia e gjashtë.