Ferizaj

Fëmiu tre vjeçar përfshihet nga flakët në shtëpinë e tij në Ferizaj

By FerizajPress

December 26, 2021

Një fëmijë tre vjeç është lënduar nga tymi dhe flaka, pasi zjarri kaploi dhomën ku ai po qëndronte.

Fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli tha se ngjarja ka ndodhur saktësisht në fshatin Saraishtë.

Veseli tregoi se fëmija është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë , ku dhe po trajtohet atje.

“Mbrëmë  rreth orës 17:10 policia ka  pranuar një informatë se në fshatin Saraishtë të Ferizajt ishte duke u ndezur një shtëpi banimi. Aty veç dëmeve materiale që janë shkaktuar nga  zjarri ,lëndime trupore ka pësuar një fëmijë 3 vjecar i cili ishte në njërën prej dhomave  të shtëpisë .Të njëjtin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emërgjente në Ferizaj , më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë , ku dhe po trajtohet atje”, u shpreh ai.

Tutje, Veseli tha se zjarri është lokalizuar nga zjarrëfikësit , ndërsa në vendin e ngjarjes përveç patrullave të policisë edhe të hetuesisë ka dalë edhe një ekip e KEDS.