Ferizaj

Fëmijët në ditën e tyre këkrojnë më shumë përkushtim drejt një bote të idealizuar

By FerizajPress

June 01, 2016

Për nder të ditës së fëmijëve në Ferizaj janë organizuar sot një mori aktivitetesh. Grupi i grave asambleiste për nder të kësaj dite vuri  konventën e të drejtave të fëmijëve në dy shkolla fillore.

Me këtë rast fëmijët ferizajas kërkuan më shumë përkushtim për më shumë të drejta dhe kushte më të mira në shkolla. Si kërkesë e veçantë doli me këtë rast edhe nevoja për një objekt të ri shkollor për nxënësit e shkollës fillore “Gjon Serreqi” në Ferizaj si njëra ndër shkollat më të mëdha.

Grupi i grave asambleiste të Kuvendit Komunal të Ferizajt ka vizituar sot nxënësit e shkollës fillore “Gjon Serreçi” me ç’rast edhe ka vendosur në muret e shkollës edhe konventën e të drejtave të fëmijëve. Një vizitë të tillë këto këshilltare e kanë bërë edhe ne shkollën e fshatit Jezerc.

Këshilltaret komunalë thanë se të drejtat e fëmijëve nuk po respektohen në nivel të kënaqshëm prandaj kërkohet më shumë përkushtim ndaj kërkesave që kanë ata. Mimoza Sojeva -Pajaziti Kryesuese e Grupit të Grave Asambleiste Kristina Gashi -Bytyqi Asambleiste Adifete Emini-Bytyqi Asambleiste

Edhe drejtoria e shkollës fillore “Gjon Serreçi” ka ngritur shqetësimin në ditën e fëmijëve se fëmijët e shkollës që udhëheq ai nuk i kanë kushtet e favorshme për punë. Në këtë ditë ai kërkoi më shumë vëmendje për një objekt të ri dhe kushte më të mira për mësim.

E vet fëmijët kanë një kërkesë tjetër interesante. Ata kërkojnë të dëgjohen më shumë kur ngritin zërin e arsyes , apo kur shprehin mendime për çështje të caktuara.

Një udhëtim për fëmijët ferizajas drejt institucioneve qendrore në Prishtinë e ka mundësuar edhe kabineti e zëvendës ministrit për Integrime Evropiane Ramadan Ilazi . Qëllimi i kësaj vizite u tha të jetë njohja më e mirë e tyre me punë që bëjnë të rriturit në organet e larta vendimmarrëse.