Ferizaj

Fehmi Hysenaj zgjedhet kryetar i NISMA për Kosovën, dega në Shtime

By FerizajPress

July 02, 2016

Në mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të datës 11.6.2016 Këshillit i NISMA për Kosovën – Dega në Shtime zhvilloi procesin zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit dhe të Kryesisë së Degës.

Në mbledhje morën pjesë 21 anëtarë nga 27 të zgjedhur. Sipas statutit të partisë gjegjësisht neneve 14 pika 1 dhe 2, si dhe nenit 15 pika 1, këshilli i degës procedoi me zgjedhjet si në vijim:

Kandidati i vetëm për Kryetar të Degës ishte Fehmi Hysenaj.

Pas prezentimit të panit të punës me anë të votimit të fshehtë me 21 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Fehmi Hysenaj, zgjedhet në këtë post për mandat 4 vjeçar.

Po ashtu Këshilli i Degës me votim të fshehtë zgjodhi kryesinë prej 10 anëtarëve .