Federata e Çiklizmit të Kosovës për kontributin e dhënë në garat e çiklizmit të mbajtura në Ferizaj, nderoi me mirënjohje Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Shërbimin Emergjent Primar dhe Shërbimin e Autoambulancave. Mirënjohjet u dorëzuan nga kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, z.Avni Nuha, ndërsa u pranuan nga UD e drejtorit të QKMF – së, Dr. Ibadete Bucaliu – Ismajli dhe ekipi i Shërbimit Emergjent. Pjesëmarrja e ekipeve të QKMF – së në garat e çiklizmit, ashtu si edhe në sportet e tjera, është një angazhim tanimë i rregullt.