Komunikata e publikuar nga FC Prishtina:
FC Prishtina mbështet kryetarin e FFK-s, Fadil Vokrri për ndërprerjen e garave!
Prishtinë, 2 mars, 2017 – Ka kohë që Prishtina ka ngritur zërin alarmues. Por, duhet të na e konfirmojnë inspektorët e UEFA-s, se me dy stadiumet, ai qytetit të Prishtinës dhe “Adem Jashari” në Mitrovicë janë larg riparimeve. Stadiumi i qytetit në Prishtinë është duke u “rinovuar” edhe më ngadalë se hapat e breshkës, kurse në “Adem Jashari” në Mitrovicë as që ka filluar puna.