Sport

FC GAMES: Turneu COCA-COLA New Year në Prishtinë, një organizim i dështuar

By FerizajPress

January 21, 2017

Drejtues të FC Games  nga Ferizaj kanë reaguar në lidhje me organizimin e turneut  COCA-COLA New Year në Prishtinë të cilin e kanë quajtur një  turne të manipuluar dhe një shembull sjellje aspak sportive  nga organizatorët.

Nehat  Pajaziti drejtues i FC Games nga Ferizaj ka shprehur indinjatën e tij  për maltretimet të cilat i janë bërë këtij klubi nga ana e organizatorit të këtij turneu.

“Vendosëm të marrim pjesë në COCACOLA New Year në Prishtinë, me lojtar profesionist të cilët kane marrë pjesë nëpër turne-gara ndërkombëtare anë e mbanë Botës. Në vitin  2015  klubi ynë u  radhit  si skuadra e 8 në Evropë” thotë  Pajaziti.

“Befasia e parë ishte sistemi i garave ,ku na thanë se është sistem i “Biliardos”, sistem për të cilin asnjëherë nuk kishim dëgjuar e as që munda ta gjej edhe në internet” thotë Pajaziti.

Drejtuesit me këtë rast kanë radhitur shumë ankesa në emër të organizatorëve të cilët shumë herë ndërruan terminet e ndeshjeve e cila  sipas tyrebëri që edhe disa ekipe pjesëmarrëse të turnout u tërhoqën nga garat.

Pajaziti këtë turne e ka përshkruar si garë e cila më shumë i gjasonte organizimeve të paraluftës e jo garave të vitit 2017, e sidomos kur në këto gara ishin prezent  edhe refer të UEFA-s dhe legjenda të futbollit kosovarë.

“Nuk e disha a jam në Prishtine, apo në ndonjë Aleppo. Luanim që ta përfundojmë ndeshjen sepse rreziku ishte shumë i madh që ta kryenim më herët. Pas ndeshjes edhe pse ishim humbës, nga gjygjtarët dhe organizatorët, të lënduar shpirtnisht dhe fizikisht, na percjellën 12 polic, nga salla deri në dalje të Prishtinës.Nuk kishim shkuar  për të luftuar aty. Shkuam  të luajmë futboll, asgjë tjeter.” Thotë Pajaziti.