Sport

FC Ferizaj në “krizë”, afër bojkotit!

By FerizajPress

October 10, 2019

Futbollistët e skuadrës sonë janë duke kërkuar pagat e tyre. Problemet financiare janë duke e përcjellë klubin tonë edhe në këtë kampionat, edhe përkundër premtimeve të shumta.

Ndërsa investitorët Anglez ende nuk kanë shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar klubit tonë me mjete financiare ata po japin vetëm premtime te kota.

Sipas informacioneve brenda klubit, nëse futbollistët pagat nuk i marrin me kohë mund të vijë edhe tek më e keqja – bojkoti nga futbollistët.

Siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, po përsëritet edhe këtë vit. Vonesat e pagave për futbollistët, të cilët janë të pakënaqur me gjendjen e klubit.

Në ditët në vazhdim do të shihet se çfarë do të ndodhë.