Ferizaj

FC Ferizaj me peticion për stadiumin e ri

By FerizajPress

July 17, 2022

Ferizaj po ballafaqohet me një situatë të pazakontë, nuk ka stadium të vetin dhe ky është shqetësimi më i madh jo vetëm për klubin por të gjithë qytetarët.

Stadiumi ku stërvitin dhe zhvillojnë ndeshjet kampionale, është pronë e AKP-së (Agjencisë Kosovare të privatizimit).

 “Ferizaj konsiderohet qytet i rëndësishëm i Kosovës, si në aspektin ekonomik, kulturor, gjithashtu edhe në aspektin sportiv.

Në qytetin e Ferizajt, sporti më i popullarizuar është loja e futbollit, me lojën e futbollit në mënyrë aktive merren një masë e madhe e të rinjve ferizajas, këta të rinj ushtrojnë aktivitetin e tyre nëpër klube dhe shkolla të futbollit.

Sot në qytetin e Ferizajt aktiv janë klubet FC Ferizaj, FC Dinamo, FC Çeliku, FC Vizioni, FC Kastrioti si dhe FC Tefik Çanga.Ferizaj përkundër të mirave ka mungesa dhe probleme serioze me infrastrukturën sportive e cila është e domosdoshme për punë normale të klubeve.

Qyteti i Ferizaj aktualisht disponon me vetëm një fushë futbolli dhe aty aktivitetet stërvitore dhe ndeshjet zyrtare si dhe ndeshjet me karakter tjetër i zhvillojnë të gjitha klubet e apostrofuara më lartë.

Loja e futbollit tani më ka marr një dimension tjeter, loja e futbollit po evaluon edhe në komunën e Ferizajt.Qyteti i Ferizajt e meriton një stadium dinjitoz, qyteti i Ferizajt me kohë ka ndarë zonën sportive për ndërtimin e stadiumit të qytetit po në këtë zonë.

Me datë 16 Korrik 2022 në lokalet qendrës stërvitore është mbajtur takim me qytetarë dhe sportist të vlerësuar nga qyteti i Ferizajt me ç`rast u vendos për të inicuar nënshkrimin e peticionit – për ndërtimin e stadiumit të ri “Ismet Shabani” në lokacionin prapa palestrës së sportve “Bill Clinton” në Ferizaj.

Nga ky takimi u zgjodh Këshilli iniciues për nënshkrimin e peticionit dhe zëdhënësi i grupit për komunikim me publikun.Anëtarët e këshillit iniciues për nënshkrimin e peticionit për ndërtimin e stadiumit të ri futbollistik në lokacionin prapa palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj: 

1). Agim Bytyqi – Mjek    2). Hamdi Qerimi – Ekonomist      3). Abdurrahim Islami – Avokat 4). Përparim Veliu – Veteran futbolli     5). Liridon Jetishi – KF Çeliku    6). Arsim Abazi – Veteran futbolli 7). Genc Hyseni – KF Dinamo    8). Driton Spahiu – Tifozeria Ujqit     Zëdhënës i grupit inicues: Agron Selmani 044/378-570njofton FC Ferizaj