Ferizaj

Fazliu: Pasaportë shqiptare për të gjithë shqiptarët në botë

By FerizajPress

July 26, 2017

Kërkoj edhe njëherë nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi RAMA dhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir META, që duke u bazuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë Neni 8.1 ku thuhet:

“Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

– që të fillojë procedurën shtetërore për njohjen e së drejtës për PASAPORTË SHQIPTARE për gjithë SHQIPTARËT JASHTË KUFIJVE të Shqipërisë!

Me respekt,Bashkim Fazliu Migjeni, Autor & Inovator, Luftëtar i Shqipnisë Etnike 26 korrik 2017