Editorial

Fati i Shqipërisë në duar të komisionerëve

By FerizajPress

June 26, 2017

Në çfarë niveli është organizimi i zgjedhjeve në Shqipëri po e tregon numërimi dhe shpallja e rezultateve preliminare të zgjedhjeve. Në fakt, po ndodh një puç i heshtur nga komisionerët e të gjitha partive, ata po punojnë sipas tekave dhe trilleve të tyre… Ata bllokojnë e rinumërojnë varësisht sa mund të bëjnë shantazh e pazare me partitë dhe kandidatët e tyre! KQZ-ja, nga frika se mund të prishen zgjedhjet, ka mbetur në nivele apeli, duke mos guxuar që as t’ua kujtojë obligimet dhe sanksionet ligjore komisionerëve, e ata, për paradoks, që mbrëmë janë Shteti vetë. PS me Edi Ramën korri fitore të merituar historike, së paku ashtu e mendoj unë! Pra, detyra e parë që duhet ta bëjë Edi Rama është të godasë puçistët e Shtetit, të cilët po rrezikojnë të ardhmen e vendit, vetëm atëherë Shqipëria do të jetë vendi e shteti që duam!Gazmend Bytyqi