Shëndetësi

Fasulja është më e mirë se çdo copë mishi!

By FerizajPress

November 16, 2017

Nëse ju vonohet paga dhe nuk keni para për të blerë mish, blini një kilogram fasule. Jo që fasulja është më e lirë, por edhe njëqind herë më e shëndetshme.

Këto janë faktet më të reja të cilat e konfirmojnë këtë konstatim.

Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Journalof Food Science”, theksojnë që fasulja është zëvendësimi më i mirë për mishin e kuq, sepse ka burim të shkëlqyeshëm të proteinave dhe nxit ndjenjën e ngopjes.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 28 persona. Pjesëmarrësit janë ndarë në dy grupe. Njëri grup për drekë ka ngrënë mish të kuq, ndërkaq grupi tjetër fasule.

Të dy racionet kanë pasur pjesë të njëjtë kalorish dhe yndyre. Mirëpo, dreka me mish të kuq në vete përmban 26 gramë proteina dhe 3 gramë fibra, ndërsa dreka me fasule ka gjithsej 17 gramë proteina, mirëpo madje 12 gramë fibra.

Pjesëmarrësit tri orë pas ngrënies kanë plotësuar pyetësorin nëpërmjet të cilit kanë treguar se sa janë të ngopur, transmeton Telegrafi.

Siç kanë thënë, pjesëmarrësit e të dy grupeve njësoj kanë ngrënë, që mund të arrihet te përfundimi që fasulja njësoj ngop si edhe mishi i kuq, ndërkaq organizmit i siguron sasi të kënaqshme proteinash.

Proteinat janë të rëndësishme për shëndetin e eshtrave dhe muskujve. Ato marrin pjesë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe ndihmojnë në preventivën e lodhjes kronike.

Me ndërprerjen e konsumimit të mishit të kuq trupit nuk do t’i bëni dëm në asnjë mënyrë, nëse do të shtoni konsumimin e fasules.

Hulumtimet e deritashme kanë treguar që tri porcione fasule në javë mund të ndihmojnë në preventivën e sëmundjeve kronike, siç janë obeziteti, lloje të ndryshme të kancerit, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, fasulja nuk përmban thartira esenciale yndyrore, për ç’shkak është me rëndësi që para ndërprerjes së konsumimit të mishit të kuq të këshilloheni me mjekun apo nutricionistin./Telegrafi