Ferizaj

Familjarët e Enit falënderojn Labin

By FerizajPress

June 24, 2016

Në emër të familjes Hyseni, falënderojmë këngëtarin Labinot Tahiri, me nismën e të cilit u grumbulluan 60 mijë euro, të nevojshme për trajtimin e nipit tonë Eni Mahalla. Me kontributin e tij të palodhshëm, Labi ia ka lehtësuar barrën dhe dhimbjen familjes, duke treguar gërshetim ndërmjet shpirtit artistik dhe atij human. Ai bëri që gjendja e Enit të lehtësohet sadopak, e në të njëjtën kohë edhe gjendja emocionale e familjes, duke ia zgjatur dorën e ndihmës për ta treguar shpirtin e tij solidar. I falënderohemi përjetësisht këtij humanisti, duke besuar se mundi i tij do të konkretizohet në përmirësimin substancial të gjendjes shëndetësore të Enit! I falënderojmë edhe të gjithë shqiptarët kudo që janë e që ndihmuan në aksionin për grumbullimin e shumës së nevojshme për trajtimin e Enit.

Ndërkaq Enit, i urojmë shërim sa më të shpejtë, duke besuar në fuqinë e tij dhe ndihmën e zotit!

Sinqerisht Familja Hyseni nga Ferizaj