Familja e luftëtarit të kthyer nga Siria: I kanë bërë injeksion për të na harruar!

By FerizajPress

May 06, 2016

‘E besojmë që djali ndodhet në Tiranë dhe ai nuk do rrinte kaq shumë kohë pa na takuar, por i kanë bërë injeksion për të na harruar. Ervisi u mashtrua që në fillim nga Almir Daci, vdekjen e të cilit nuk e besojmë, pasi është një sajesë nga familjarët e tij. Të kthyerit nga Siria thonë se Ervisi është gjallë, kërkojmë nga shteti që të na e sjellë djalin në shtëpi kudo që të ndodhet’, shprehet babai i Ervis Alinj.

Ndërkohë vëllai i Ervis Alinj i bën apel që ai të kthehet. ‘Ta shoh Ervisin të gjallë, pastaj le të vdes’, shprehet Taulant Alinj nga fshati Leshnicë i Pogradecit. Në shkrimin e vet, AFP përmend Ervis Alinjin me emrin Yassin, ndërsa thotë se ai punon si kasap në Tiranë, pas kthimit nga Siria.

The post Familja e luftëtarit të kthyer nga Siria: I kanë bërë injeksion për të na harruar! appeared first on Lajminet.