Familja e Almirit kërkon burg të përjetshëm për vrasësin e vogëlushit

By FerizajPress

July 20, 2016

Alispahiç tha se familja do të kërkojë dënimin me burgim të përjetshëm të autorit, Bojan Iliç.

“Ne si familje, dhe unë si avokat i familjes Aliu, do të kërkojmë dhe do të insistojmë që të jepet dënimi më i ashpër, respektivisht burgu i përjetshëm. Në këtë rast ka edhe prova materiale, ka video. Ekzistojnë fakte se ai vërtetë me paramendim, dhe pa frikë, duke mos iu trembur syri e ka kryer vrasjen, ndaj insistojmë për një dënim maksimal”, ka deklaruar avokati, Asmir Alispahiç.

Sipas avokatit, bëhet fjalë për rast tepër të ndërlikuar dhe ndaj kërkon dënimin maksimal për autorin e krimit. Alispahiç ka theksuar se po punon që rasti të zgjidhet sa më shpejt në gjykata dhe të përfundojë, ashtu siç e parashikon ligji.

4-vjeçari kumanovar Almir Aliu u shtyp me makinë nga Bojan Iliç. Maqedoni ndodhet për momentin në paraburgim.

.