Lajme

Familja Bogujevci nuk pranon dëmshpërblimin e Serbisë për 16 viktimat e vrara (Video)

By FerizajPress

April 10, 2016

Vrasjen e shqiptarëve nga Podujeva, një Gjykatë serbe vendosi ta kompensojë me para. Por, e mbijetuara e masakrës së familjes Bogujevci, Saranda, i ka thënë Klan Kosovës se nuk po e pranon dëmshpërblimin prej 210 mijë euro sa e obligon Gjykata të paguajë shtetin e Serbisë për vrasjen e 16 civilëve, kryesisht gra e fëmijë.

Për këtë krim janë dënuar gjashtë ish-pjesëtarë të njësitit Shkorpionët të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Në disa procese gjyqësore që u mbajtën në Beograd ndaj atyre që kryen vrasjet më 28 mars të vitit 1999, mori pjesë edhe Saranda, të cilës ia vranë gjyshen, nënën, dy vëllezërit e familjarë të tjerë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=wSnJ9rIxEG8?feature=oembed]