Ahuri i Familjes së Bislim Halitit është bërë përsëri me lopë, pasi që mbeti i zbrazët kur iu desh ta shesin një që e kishin, vetëm për të paguar borxhin që i detyroheshin KEDS-it. Kafshën familja Bislimi e morri dhuratë pasi janë në gjendje të rëndë ekonomike. Pasi mori lopën dhuratë, Bislmi thotë se iu hoq një gajle sa për sofrën e familjes pasi vetë ankon nga një lloj tumori, ndërsa djalin e vogël e ka të sëmurë nga zemra.