Sport

Fama e Xhakës ka mbërritur edhe në Iranin e largët, shikoni çfarë kanë bërë atje për kosovarin

By FerizajPress

July 01, 2018

Loja e kosovarit me kombëtaren e Zvicrës po mahnit të gjithë. Momenti kyç deri në  këto momente për Xhakën ka qenë goli që arriti të shënonte në ndeshjen ndaj Serbisë, ku jehona e festimeve po vazhdon edhe sot. Por mesa duket simpatia për Xhakën dhe Kombëtaren e Zvicrës ka kaluar kufijtë e Evropës, duke mbërritur edhe në Iranin e largët. Në kryeqytetin e Iranit, Teheran disa tifozë për të shprehur simpatinë që kanë për kombëtaren Helvete kanë pikturuar portretet e Granit Xhakës dhe sulmuesit Breel Embolo në murin e Ambasadës Zvicerane në Teheran. Fotot e këtij momenti kanë bërë xhiron e rrjetit nga tifozët e përfaqësueses së Zvicrës. Grupi i shqiptarëve që përbëhet nga Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemaili do të përballen me Suedinë, në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin për çerekfinale. Zvicra fazën e grupeve e mbylli në vendin e dytë pas Brazilit, në një grup që përbëhej edhe nga Serbia dhe Kosta Rika.

سفارت سوئیس در تهران @SwissEmbassyIr به مناسبت حضور تیم ملی این کشور در #WorldCup تصویر دو تن از بازیکنان تیم ملی خودشون رو روی دیوار سفارتشون نقاشی کردنسوئیس در دور یک شانزدهم در مقابل سوئد بازی می‌کنه و در صورت پیروزی، با برنده کلمبیا و انگلستان بازی خواهد داشت pic.twitter.com/SFpMEar1YW — Sobhan Hassanvand (@Hassanvand) June 28, 2018