Më 10 Prill 2019, u bënë 10 vite që nga koha kur vëllau ynë i madh Shaban Viqa – Baci i mbylli sytë përgjithmonë, duke na lënë të pikëlluar me vdekjen e tij, por edhe duke na lënë krenarë me vepren e tij të madhe dhe të pasur në shërbim të Atdheut e kombit,në shërbim të çështjes shqiptare e në shërbim të luftës së armatosur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB-së e të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Që atëherë kur na e morri vdekja e deri më sot, nderimi për Bacin tonë nuk ka munguar, por përkundrazi, respekti e mirënjohja për Të, është shprehur në mënyra e forma të ndryshme.
Në fillim me percjelljen madhështore që iu organizua dhe iu bë në Qytetin e Ferizajt,ai parakalim historik me kortezhin funeral e deri në vendprehjen e fundit të Tij, në varrezat e fshatit Greme afër pjestarëve të tjerë të familjes e të fisit tonë ku prehenpergjithmonë.
Që nga varrimi historik dhe Akademia e parë Përkujtimore e deri më 10 prill 2019, për çdo vit jemi tubuar dhe e kemi nderuar Bacin te vendëprehja e tij, i kemi hedhur lule mbi varr dhe e kemi kujtuar me nderim e respekt të pafund.
Çdo herë e më shumë jemi bindur se Baci na ka lënë vepra të mëdha me të cilat ne pasardhësit e tij, mburremi dhe krenohemi pafundësisht.
Por 10 vjetori i nderimit të Bacit tonë, përpos që ishte dhembje e krenari për neve, pasi Ai më nuk është në mesin tonë, ishte edhe ngjarje jubilare, ngase në këtë përvjetorë u organizua një Akademi Përkujtimore shumë madhështore dhe u shfaq filmi dokumentar BETIMI PËR BASHKIM dhe kësaj atmosfere të madhe iu shtua edhe vendimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, për ta dekoruar pjestarin e familjes tonë Shaban Viqa-Baci, me Urdhërin “Hero i Kosovës”.
Ky urdhër për trimeri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës, që iu akordua vëllaut tonë nga presidenca e Kosvës, na ka bërë të ndjehemi jo vetëm të nderuar e krenarë, të lumtur e të mbushur me emocione dashurie ndaj Atdheut e kombit, sepse Baci Ynë, tërë jetën e kaloi në shërbim të çështjes madhore kombëtare, por edhe na obligom që të bëjmë edhe më shumë e të mos ndalemi duke u angazhuar e vepruar në nderim të përjetshëm të figurës, jetës e veprës së Bacit, e cila pa as më të voglin dyshim ishte në shërbim katërcipërisht të familjes, popullit, Atdheut dhe Kombit.
Me këtë rast në emër të familjes së ngushtë e të gjerë Viqa dhe në emrin tim personal dua të shpreh mirënjohjen publike në nderim të 10 vjetorit të ndarjes nga jeta të Bocit tonë dhe nderimit të Tij me Urdherin Hroi i Kosovës nga Presidenti z. Hashim Thaçi, por edhe nderimet që iu bënë nga të gjitha anët.
Falenderoj për pjesmarrje në Akademinë Përkujtimore, Presidentin e Kosovës z. Hashim Thaçi, Liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, shokun e bashkëluftëtarin e Bacit Ali Ahmetin, pjestarin e familjes Haradinaj, Gjeneral Daut Haradinaj, Gjeneralin e ushtrisë shqiptare të kohës së luftës në Kosovë Kudusi Lama, kryetarët e partive politike, Kryetarin e LVV Albin Kurti, deputetet e Parlamentit të Kosovës, familjet e heronjëve dhe dëshmorëve të Atdheut, zv. Kryeministrat e Qeverisë së Kosovës z. Fatmir Limaj, EnverHoxhaj dhe Dardan Gashi, Drejtorin e Policisë së Kosovës të nderuarin Rashit Çalaj, anëtarin e nderit të Unionit të Biznesit dhe Rrjetit të Diaspores z. Lazam Destani, dhe nënkryetarët e anëtarët e Kryesisë Zenun Krasniqi, Vllaznim Kelmendi, Bekim Brestovci, Bekim Bytyqi, Nexhmedin Veliqi.
Falenderoj ish-Kryeministrin e Shqipërisë e Ministrin aktual të Diasporës në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë z. Pandeli Majko, i cili në pamundësi të pjesmarrjes na dergoi telegram përshendetës!
Falenderoj për homazhe dhe pjesmarrje në Akademinë Përkujtimore të vëllezërve tanë nga Shqipëria, të nderuarën Marie Biba, vajzën e Heroit të Popullit Bardhok Biba, të nderuarin kolonel Ndue Dodaj, shokët e miqtë e Bacit të kohës së luftërave Zef Çupi dhe ushtaraku Arif Mata me babanë e tij!
Falenderoj për pjesmarrje në homazhe dhe Akademi ish drejtuesit e lartë të Shtabit të Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së, Komandantin e Zonës Gjeneral Shukri Buja, zv. Komandantin e Zonës Gjeneral Imri Ilazi, Shefin e Shtabit të Zonës Hysen Shahini, anëtarëte Shtabit e deputetin e Kuvendit te Kosovës Elmi Reçica, Fehmi Mujota, Fehmi Hajrullahu, Sami Hajrullahu, Nehat Mustafa, Lulzim Aliu etj..
Falenderoj Kryetarin e Komunes së Ferizajt z. Agim Aliu, ish- Kryetarin e Komunës së Ferizajt Bajrush Xhemajli, ish-Kryetarin e Komunës së Ferizaj Faik Grainca, Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit z. Refki Suma, ish- Kryetarin e Shtimes Fehmi Mujota, Nënkryetarin e Komunës së Prishtinës z. Selim Pacolli, invalidët, veteranët, luftëtarët e komandantet e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.
I përshendes dhe i falenderoj të gjithë ata, me mendje e zemer, nderim e respekt ishin me neve në homazhe e Akademinë Përkujtimore për Bacin, por që për shkak të obligimeve të ndryshme njerëzore, detyrave shteterore e kombëtare, nuk mund të ishin bashk në 10 vjetorin e shkuarjes në amshim të Bacit tonë.
Falenderoj perfaqesuesit e mediave elektronike dhe të shkruara, gazetarët dhe publicistët e ndryshëm kudo e ngado që janë!
Falenderoj gazetën ditore Epoka e re e cila që me njoftmin e parë për ndarjen nga jeta të Bacit tonë, në reportazhin special për varrmin e Bacit, dhe në njoftimin për organizimin dhe mbajtjen e homazheve e pasqyrimin e aktiviteve, pra sikur edhe në të kaluarën,edhe në këtë 10 vjetor e ka mbuluar tërë aktivitetin e nderimit për Bacin.
Falenderoj Professional Graphic Studio ”artstudio” e cila që nga prilli i vitit 2009 e deri në përvjetorin e 10 jubilarë, asnjëherë për asgjë nuk është kursyer, por ka bërë me pasion e nderim gjithëçka që i është kërkuar, madje edhe duke dhënë ide e duke epasuruar çdo inisiativë e propozim për nderim të Bacit.
Falenderoj Deko Solution per dekorim të Sallës së Kuqe.
Falenderoj televisonet dhe radiot e mjetet e informimit lokale në Ferizaj, Kaçanik, Shtime e Lipjan që kontribuan me informim për njoftmin për Akademinë Përkujtimore dhe mbajtjen e sajë në Prishtinë.
Falenderoj Radion “Kosova e Lirë” e cila sikur edhe në të kaluarën edhe në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të Bacit, ka bërë njoftime dhe ka bërë emisione speciale për figurën, jetën, vepren dhe luftën e Bacit.
Falenderoj Radiotelevisionin e Kosovës -RTK për promon, transmetimin e drejtëpërdrejtë të Akademisë Perkujtimore dhe ka shfaqur Filmin Dokumentar për pjestarine familjes tonë Shaban Viqa – Baci.
Falenderoj Këshillin Organizativ për organizimin e Akademisë Përkujtimore, të cilët janë shokë e miq të Bacit, në kohë lufte të UÇK-së, të UÇPMB-së e të UÇK të Maqedonisë por edhe pjesën e familjes tonë e konkretisht vajzat e Bacit Linden, Shpresen e Vloren.
Falenderoj Shoqatat e dalura nga lufta të UÇK-së, të UÇPMB-së dhe UÇK nga Maqedonia.
Falenderoj Korin nga Ferizaj që ishin fillimi i Akademisë Përkujtimore në nderim të Bacit tonë, duke kënduar himnin kombëtar.
Falenderoj çdo shok e mik, bashkëveprimtar e bashkëluftëtar të Bacit qe ka marrë pjese në homazhe e në Akademinë Perkujtimore, çdo mik të familjes tonë, çdo individ e pjestarë të popullit shqiptarë që ka kujtuar e nderuar Bacin, në 10 vjetorin e ndarjes nga ne.
Në fund falenderoj familjen Viqa, e cila sikur edhe në të kaluarën, edhe në përvjetorin e 10 jubilar, ishte e mobilizuar për të dhënë tërë kontributin e sajë në mbështetjen e këtij evenimenti të madh për familjen tonë, ku nderohet e lartësohet lufta, puna, jeta dhe vepra e Bacit tonë të paharruar!
Me respekt!
Nazmi Viqa
Urmitz, me 17 Prill 2019.