Ferizaj

Falë Dr Vllaznimit, Spitali i Ferizajt fillon realizimin e gastroskopive

By FerizajPress

February 24, 2019

Spitali i Ferizajt prej kësaj jave ka filluar me realizimin e procedurave të gastroskopive, duke iu dhënë një lajm të jashtëzakonshëm pacientëvve të kësaj ane.

Drejtori i këtij spitali, Dr Jeton Zeqiri, ka njoftuar se falë ndihmës së Dr Vllaznim Fazliut, mjekët në këtë institucion realizuan gastroskopinë e parë në spital.

“Sot në SP-Ferizaj filluam realizimin e gastroskopive, duke falenderuar dr Vllaznim Fazliun i cili pa hezitim ka pranuar kërkesën tonë për trajnimin e gastroenterologëve tanë, duke iu lehtësuar pacientëve tanë barrën financiare”, njofton Dr Zeqiri

Kjo është teknikë e përdorimit të ultrazërit, pa shpim dhe biopsi.